11.08.2019 · përditësuar para 2547 dite1 min lexim
Portieri spanjoll, David De Gea, ende nuk ka nënshkruar kontratë të re në Manchester United.
Sipas The Mirror, futbollistit 28 vjeçar i është ofruar një shumë prej 372 mijë euro në javë nga Djajtë e Kuq, por ai e ka refuzuar këtë ofertë, transmeton Klan kosova.
Kontrata e tij pritet të skadojë në fund të këtij sezoni dhe skuadra Real Madrid mbetet e interesuar që ta përvetësojë atë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.