Lajmet e fundit

Trajneri i Sunderland, Dick Advocaat ka thënë se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, por që nuk e ka konfirmuar.
Nuk dihet nëse ai do të drejtoj skuadrën në ndeshjen e 17 tetorit kundër West Brom ose jo.
“Kam marrë një vendim. Sot jam menaxher i skuadrës, por çfarë do të ndodhë nesër, javën e ardhshme apo muajin”.
Ai kishte paralajmëruar se do të largohet nga klubi kësaj vere por që në momentet e fundit vazhdoi kontratën edhe për një vit. Advocaat e kishte shpëtuar Sunderlandin pa rënë në rangun e dytë të garave në Angli.
Poor sivjet ata pozicionohen në fund të tabelës me vetëm pesë pikë nga tetë ndeshje, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.