Lajmet e fundit

Sky Sports raporton që Manchester City dhe Roma kanë arritur marrëveshje për transferimin e bonjakut, Edin Dzeko në Serie A.
Dzeko ka qenë i përmendur për një largim nga Etihad Stadium kësaj verë, pasi nuk kishte hapësirën që e dëshironte.
Marrëveshja mes Romës dhe City për Dzekon kap vlerën prej 14 milionë funta.
Ai pritet që brenda 24 orëve të fluturojë drejt Italisë për t’i përmbyllur detajet tjera të marrëveshjes.
Dzeko katër vite më parë u transferua nga Wolfsburg në Manchester City për 27 milionë euro, kurse në 187 paraqitje ai ka të shënuara 72 gola, transmeton Klan Kosova.