Lajmet e fundit
Sulmuesi thotë se gjithmonë do të mbajë klubin në zemër, pasi u largua nga ishulli të mërkurën.

Edin Dzeko, që iu bashkua Romës si huazim, thotë se gjithmonë do ta ketë në zemër Manchester Cityn.
Kalimi shumë i pritur i Dzekos te Roma u kompletua të mërkurën, me boshnjakun që u zhvendos në kryeqytetin italian përkohësisht deri në një vendim tjetër.
Sulmuesi 29 vjeçar që nuk pati shumë mundësi lojë sezonin e shkuar tek ‘Citizens’ ishte kryesor në dy titujt e skuadrës në sezonet 2011-12 dhe 2013-14.
Dzeko ka falënderuar klubin dhe fansat për mbështetjen që nga transferimi i tij nga Wolfsburg në janar të vitit 2011.
“Pas katër vite e gjysmë mbushur me thirrje për mua dhe dashuri për ju, ka ardhur koha që të përshëndetemi”.
“Kam kaluar momentet më të mira në jetë këtu, momente që kurrë nuk do t’i harroj”.
“Faleminderit për gjithçka”.
“Është koha që unë të lëviz drejt sfidave të reja. Po shkoj në një tjetër klub, me fansa shumë të mirë. Por, koha e kaluar këtu dhe lumturia e dashuria që kam ndjerë këtu do të jetë gjithmonë me mua”.