Ka dalë para Gjykatës së Sarandës 48-vjeçarja e cila në orët e para të mëngjesit të së martës dyshohet se vrau bashkëshortin e saj 55-vjeçar, duke e goditur me sëpatë.
Seanca është zhvilluar sot dhe në përfundim të saj Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Kjo gjykatë gjithashtu ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.