Një barnatore në Ulpianë dyshohet se sot është grabitur nga persona të panjohur.
Burime për Klankosova.tv bëjnë me dije se nga aty janë vjedhur një shumë e parave, barna dhe pajisje mjekësore.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare. /Klankosova.tv
.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.