Lajmet e fundit

Tre persona janë lënduar si pasojë e një përleshje e cila ka ndodhur rreth orës 20:00 në Prishtinë në rrugën "Ibrahim Luftiu", në afërsi të Gjimnazit "Sami Frashëri".
Njëri nga ta përfundoi në pranga.
Në vendin e ngjarjes u gjet edhe një armë zjarri me të cilën dyshohet se janë lënduar tre personat.
Nga vendi i ngjarjes ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës Qëndresa Sinani.
"Sipas burimeve tona, dyshohet se përleshja ka ndodhur për shkak të huazimit të parave apo ndryshe "fajdeve"", tha ajo.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
https://klankosova.tv/rrahje-ne-prishtine-lendohen-tre-persona-video/