Të mërkurën pasdite, rreth orës 13:35, në një lokal në qendër të Prizrenit, policia është njoftuar se një person në xhaketën e tij po bartte një granatë dore.
Policia është aktivizuar dhe ka arritur ta arrestojë një 22-vjeçar, njofton Klankosova.tv.
Këto detaje për emisionin “Ora Shtatë”, i dha gazetari korrespodent Nuhi Salihu.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë dhe Prokurori i Shtetit, e për rastin është njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka qenë i njohur për organet e rendit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.