Lajmet e fundit

"Pacienti B. K., mashkull, rreth 50 vjeç, nga Drenasi, është paraqitur në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Menjëherë pas pranimit, ekipi mjekësor ka ndërmarrë të gjitha masat dhe procedurat e nevojshme diagnostike dhe terapeutike, në përputhje me protokollet mjekësore në fuqi. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme dhe trajtimit intensiv nga ana e stafit të Qendrës Emergjente, pacienti nuk ka arritur t’i mbijetojë gjendjes së rëndë klinike dhe është konstatuar vdekja e tij", deklaroi zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla për Klankosova.tv.Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili shprehu dhimbje dhe ngushëlloi familjen Krasniqi. https://klankosova.tv/tragjike-ne-negroc-vdes-nje-50-vjecar-dyshohet-se-u-godit-nga-rryma-reagon-lladrovci-11/