Lajmet e fundit

Më 4 prill, një person është arrestuar në Prishtinë.
Ndaj tij ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
I njëjti dyshohet për sulm seksual.
Sot, më 6 prill, prokurori ka ngritur aktakuzë, me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Klankosova.tv merr vesh se ngjarja kishte ndodhur në ashensorin e një banese, ku i dyshuari thuhet se kishte ngacmuar seksualisht një femër.
Policia e kishte shpall në kërkim atë, por i njëjti ishte dorëzuar më pas në polici pas publikimit të fotografisë./Klankosova.tv