Lajmet e fundit

Dy dronë të Serbisë dyshohet se janë futur në territorin e Kosovës, konkretisht në Novosellë të Kamenicës.
Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, Bedri Elezi, tha se sipas raportimeve, dronët kanë kaluar mbi një stacion të Policisë gjatë ditës së hënë, transmeton Klankosova.tv.
“Ky lajm akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht nga institucionet e Republikës së Kosovës, e as nga KFOR-it. Por referuar nga informacionet, kemi të bëjmë me një rast shumë të rëndë”,u shpreh eksperti.
“Kosova duhet urgjentisht ta trajtojë këtë informacion”, bëri thirrje ai.