Gjatë mbrëmjes së sotme dyshohet se ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Llukar të Prishtinës.
Këtë në Klankosova.tv, e raportuan lexuesit e redaksisë, ndërsa u tha se si pasojë e të shtënave me armë, është bllokuar dhe komunikacioni për në Bardhosh meqë ngasësit u detyruan të ndërrojnë destinacion, siç dhe shihet në foton e dërguar.
Klankosova.tv, ka provuar të kontaktojë me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigjieje mbi situatën.
[caption id="attachment_2454445" align="aligncenter" width="658"]

Foto nga lexues të Klankosova.tv[/caption]
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.