Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka djegur tri vetura.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Më 12.06.2024, pas hetimeve të zhvilluara, është lokalizuar dhe është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për djegien e tri veturave. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.