Lajmet e fundit
Nacho dhe Varane do të jenë dy qendëmbrojtësit e Real Madridit në përballjen e të shtunës me Malagan.

Roli i Nachos tek Real Madridi është i qartë. Ai do të luajë kurdo që ka mundësi, kur dikush është i lënduar, siç është rasti me Ramosin dhe Pepen, apo të pushuar ndonjë bashkëlojtar. Lëndimi i Pepes bashkë me mungesën e Ramosit i kanë dhënë mundësi lojtarit të akademisë të luajë ndaj Malagas.
Qendërmbrojtësi portugez nuk u stërvit me skuadrën shkaku i një problemi me muskuj, duke u përballur kështu me mungesë dyjavore. Megjithatë, Benitez ka besim të madh në Nachon, mbrojtësin e qendrës të katërt në skuadër.
Nacho që e ka zëvendësuar Ramosin në përballjen me Shakhtarin dhe shkaku i lëndimit do të mund të luajë prapë. Megjithëse ka luajtur vetëm një ndeshje këtë sezon, ai ka mbështetjen e plotë të Benitezit dhe stafit drejtues.
Varane nga ana tjetër ka luajtur në disa ndeshje dhe ka treguar se di të mbajë presionin.