14 persona janë intervistuar në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë”, tha ai.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.