Krejt kaluan nëpër duart e numëruesve, e një fletëvotim iu shkoi edhe hetuesve.
Me ta marrë raportimin, zyrtarët e rendit shkuan në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, për të marrë dëshmitë e nevojshme.
Menjëherë nga Prokurori i Shtetit u iniciua rast nën dyshimin për keqpërdorim të drejtës së votimit.
Ende nuk dihet nëse kjo mund të çojë në pistën e hetimeve për fenomenin e njohur si "Treni Bullgar".
Detaje më tepër nuk japin as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ky telash nuk e pengoi procesin e numërimit, që pasditen e së mërkurës u finalizua, shoqëruar me duartrokitje.
Nga e enjtja pritet të nis rinumërimi i deri në 10% të kutive, si masë parandaluese për përsëritjen e problemit të zgjedhjeve të dhjetorit me ndryshimet mes deputetëve të së njëjtës parti.
Detajet mund t'i gjeni në kronikën në vazhdim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.