“The Army of Russia”, një dyqan që ndodhet në anën e kundërt të rrugës me Ambasadën e Shteteve të bashkuara në Moskë në lagjen e quajtur Novinsky Boulevard, po ofron 10% ulje për të gjithë diplomatët dhe qytetarët amerikanë me 20 janar, me rastin e inaugurimit të Presidentit të 45-të Donald Trump.
Dyqani ka vënë një baner mbi vitrinë, duke e promovuar zbritjen e çmimeve, raporton gazeta ruse Sputnik, transmeton Klan Kosova.
Zyra për media e kompanisë Voentorg që e ka nën pronësi dyqanin, e ka konfirmuar për Sputnik neps që ngjarja promocionale vlen për ata që kanë një pasaportë amerikane.
“Qëllimi i kësaj zbritjeje, është t’ua promovojmë mallrat tona qytetarëve amerikanë”, ka deklaruar kjo zyrë.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.