Lajmet e fundit
Kryetari i Asociacioni të Futbollit, Greg Dyke ka thënë se ngjarja e arrestimit të zyrtarëve të FIFA-së, mund të jetë edhe fundi i Sepp Blatter.

Dyke është deklaruar publikisht se është kundër rizgjedhjes së Blatter, duke theksuar tani se është moment i duhur që ai të tërhiqet.
“Sepp Blatter ka thënë të mërkuren se është koha për rindërtimin e FIFA-së”
Dyke ka thënë se sa te jetë Blatter në krye të kësaj organizate ndryshimet janë të pamundura. Ky duhet të jetë fundi i tij. Shumë prej nesh shpresojnë se ky do të jetë fundi për të” ka thënë Dyke.
Ai është shprehur poashtu se kërkon që zgjedhjet presidenciale mos të mbahen në këtë moment.