Lajmet e fundit
Argjentinasi ka vendosur ta lidhë të ardhmen me skuadrën kampione të Italisë

Paulo Dybala do të nënshkruajë kontratën e re me Juventus javën e ardhshme.
Kështu raportojnë mediat italiane, sipas të cilave, asi argjentinas nga ajo do të përfitojë shtatë milionë euro në vit.
Kontrata e mban Dybala në Torino deri më 2021 dhe u jep fund spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.