Lajmet e fundit

Paulo Dybala ka thënë se Juventus e ka siguruar në njëfarë forme titullin e Serie A.
Argjentinasi që u dëmtua në përballjen me Torino pritet që të kthehet për ndeshjet e fundit të këtij edicioni.
Sipas tij, puna e madhe e bërë iu shpërblye skuadrës pas startit jo të mirë të edicionit, kur shumica e mendonin si të dështuar sezonin e Zonjës së Vjetër.
“E pamundur të humbasim titullin kampion? Kështu e mendoj edhe unë, do të ishte diçka e pabesueshme".
"Të gjithë kujtonin se kishim mbaruar në fillim të sezonit, por dëshira që shfaq kjo skuadër edhe në cdo stërvitje të bën të kuptosh se ky titull është i yni”.