Lajmet e fundit

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala është distancuar nga krahasimet që po i bëhen atij me bashkëvendësin e tj, Lionel Messin.
Dybala është krahasuar me fituesin e pesëfishtë të topit të artë, tek sheh profilin e tij të rritet tek kampionët italianë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Njerëzit duhet ta dinë se unë nuk jam Messi. Unë jam Dybala dhe dua të jem vetëm Dybala, ndonëse e kuptoj që bëhen krahasime”, tha Dybala për Marca.
“Messi, ka vetëm një si ai, ka vetëm një Maradona”.
“Nuk mund të zëvendësosh lojtarë të tillë. Është barrë që njerëzit kanë pritshmëri për mua”, shtoi argjentinasi.