22.07.2019 · përditësuar para 2567 dite1 min lexim
Skuadra angleze, Manchester United, është e interesuar që ta përvetësojë sulmuesin argjentinas, Paulo Dybala.
Sipas Daily Mail, Djajtë e Kuq do të nënshkruajnë kontratë me futbollistin Paulo Dybala, vetëm nëse Romelu Lukaku ose Paul Pogba largohen nga klubi, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa skuadra Juventus është e gatshme që t’i dëgjojë ofertat e Manchester United. Momentalisht Bardh e Zinjtë e vlerësojnë futbollistin 25 vjeçar rreth 80 milionë euro.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.