Lajmet e fundit
Paulo Dybala nuk ka dyshime se bashkëlojtari i tij tek Juventus, Alvaro Morata do t’u kthehet së shpejti golave.

Paulo Dybala e ka mbështetur Alvaro Moratan në punën e madhe që po bën për t’iu kthyer golave.
Ish sulmuesi i Real Madridit nuk e ka gjetur portën që nga fitorja 3-1 ndaj Bolognas më 4 tetor – pra tash e 12 ndeshje.
Vetëbesimi i Moratas u lëndua edhe më shumë kur lëshoi një mundësi të mirë për të shënuar dhe evituar disfatën nga Sevilla të martën, por Dybala mendon se ende nuk ka shkak për panik.
“Alvaro është sulmues i madh, që punon shumë dhe besoj se do t’u kthehet shpejtë golave”.
“Kur ai luan unë kam mundësi që të depërtoj më thellë në zonë”.
“Me Mario Mandzukiqin është më e vështirë”.