Lajmet e fundit

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, do të nënshkruajë një kontratë të re me Juventusin, raporton The Sun.
Në kontratën e re, argjentinasi parashihet që të përfitojë 120 mijë funte në javë, edhe për së paku pesë vjet të tjera te Zonja e Vjetër.
Sulmuesi 24 vjeçar raportohej se do të largohej nga Italia këtë stinor, me një kalim të mundshëm te Real Madridi, Barcelona ose Manchester United.
Megjithatë, kontrata e tij e re nuk do ta përfshijë një klauzolë lirimi, dhe do ta bëjë atë më të paguarin te kampioni italian, bashkë me Gonzalo Higuainin.