Lajmet e fundit

Pasi ia siguroi fitoren Juventusit kundër Milanit në Serie A të shtunën, Paulo Dybala tani është i fokusuar në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester City-t.
Sulmuesi 22 vjeçar do të përballet me bashkëpatriotin e tij Sergio Aguero, përderisa biankonerët do të luftojnë për udhëheqjen e Grupit D.
“Aguero është lojtar i shkëlqyer,” Dybala ka thënë për Rai Sport.
“Jam me fat që e kam mundësinë të luaj me të në ekipin kombëtar.”
Ish-sulmuesi i Palermos ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat deri tani dhe është top golashënuesi i Zonjës së Vjetër.