Lajmet e fundit
22 vjeçari beson se skuadra kampione e Serie A e ka dëshmuar veten dhe i ka heshtur kritikët me serinë prej 19 ndeshje pa humbje.

Paulo Dybala ka thënë se skuadra i ka heshtur kritikët me rezultatet e shkëlqyera.
Gjiganti italian pati fituar vetëm një në gjashtë ndeshjet e para të ligës, por që atëherë kanë shkëlqyer duke fituar 19 ndeshje me radhë.
Goli i 14-të i Dybala i dha fitoren skuadrës së Massimiliano Allegri ndaj Sassuolo të premten.
“Pas humbjes ndaj Sassuolo në tetor, askush nuk mendonte se kishim gjasa për titull”.
“Të gjithë na patën hequr nga lista e pretendentit”.
“Ne duhet të presim dhe të shohim çfarë do të ndodh, por jemi në krye të tabelës, ndaj duhet vetëm të vazhdojmë kështu”.