Lajmet e fundit

Paulo Dybala e ka pranuar se do të ishte shumë mirë sikur të luante për Barcelonën.
26 vjeçi po kalonte nëpër një sezon të mirë për Juventusin para se pandemia ta shkaktonte ndërprerjen e garave futbollistike.
“E vërteta është që Barcelona është një klub i madh, dhe Messi aty është edhe më i madh”, ka thënë Dybala për CNN.
“Do të ishte shumë mirë, por Juventusi është një klub i mrekullueshëm, shumë i madh, plot histori, ku aktualisht ka lojtarë shumë të mirë”.