Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar dy viktima dhe 47 raste të reja me COVID-19.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan një rast (74 vjeç), Rahovec një rast (53 vjeç), njofton Klan Kosova
Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 489 raste dhe 2 mijë e 210 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97 mijë e 877 raste.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Mitrovicë 6 raste, Ferizaj 3 raste, Gjilan 3 raste, Podujevë 3 raste, Gjakovë 2 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Leposaviq, Pejë, Rahovec, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.