Lajmet e fundit

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, dy automjete janë përfshirë nga zjarri në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar.
“Njëra nga veturat e tipit Mercedes, është djegur tëtësisht ndërsa tjetra (Audi) e cila ka qenë e parkuar në afërsi është dëmtuar pjesërisht”, tha ajo.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë edhe zjarrfikësit.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë mes tjerash Ahmeti.
Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Klankosova.tv me parë publikoj pamjet e njërës veturë të djegur. /Klankosova.tv/
https://klankosova.tv/digjet-nje-veture-ne-parkingun-e-aeroportit-te-prishtines/