Lajmet e fundit

Të hënën rreth orës 14:00, dy persona kanë raportuar në Polici se kanë hasur në disa eshtra që dyshohet se janë të njeriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet relevante policore dhe Instituti i Mjekësor Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, raporton Klan Kosova.
“Me vendim të prokurorit eshtrat janë dërguar në IML për ekzaminim, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.