Alkent Puzhegu po synon ta thyejë rekordin botëror të Guiness duke krijuar me fara mozaikun e këngëtares Rita Orës, njofton Klan Kosova.
Ai bashkë me shokët e tij, këtë të hënë ka nisur punën për ta thyer këtë rekord.
Me një mozaik prej 300 metra katrorë Puzhegu po tenton t’ia marrë rekordin një artisti nga Gjermania i cili një punim të ngjashëm e realizoi në 272 metra katrorë.
Alkenti, që me profesion është hotelier, dhe merret me art të frutave, tri vjet më parë ka thyer një rekord tjetër kur kishte realizuar një mozaik me kokrra në 500 metra katrorë.
Kronikë nga Blerta Ahmeti
https://www.youtube.com/watch?v=zxCH39WA_rQ&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.