Lajmet e fundit

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në Podujevë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, derisa shtoi se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.
"Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Nuhi Gashi" në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast".
Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen njësitet policore dhe autoambulanca.