Lajmet e fundit

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Shakovicë.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovë në Prishtinë.
Ajo ka thënë se në aksident të përfshira kanë qenë dy vetura, njësiti i trafikut rajonal të policisë është duke u marrë me rastin, transmeton Klankosova.tv.