Dy persona janë lënduar sonte nga aksidenti në Drenas, për të cilin Klan Kosova raportoi paraprakisht.
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv.
“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, u shpreh ajo.
https://klankosova.tv/aksident-i-rende-trafiku-ne-drenas-video-123/
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.