Një aksident me dy të lënduar ka ndodhur sonte në fshatin Doganaj të Kaçanikut.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 20:10 dy vetura me targa vendore janë aksidentuar në fshatin Doganaj të Kaçanikut dhe për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore , të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e aksidentit”, thuhet në konfirmim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.