Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Si pasojë e këtij aksidenti, të lënduar kanë mbetur dy persona, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe një pasagjer dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.