Lajmet e fundit

Kosova ka fituar dy medalje të bronzta në kupën botërore “Asian Open” në xhudo që po mbahet në Kuwait e cila është garë kualifikuese për Lojëra Olimpike Paris 2024.
Fatjona Kasapi fitoi vendin e tretë në kategorinë -57 kilogramë, kurse të njëjtin sukses e arriti edhe Debora Gjakova në peshën -63 kilogramë.
Për të dyja xhudistet e reja këto ishin medaljet e para në një garë zyrtare në konkurrecën e senioreve.
Garueset kosovare në këtë garë i udhëhoqi trajneri Fatos Tabaku.