Policia në Deçan, ka arrestuar dy të dyshuar kosovarë pas një mosmarrëveshjeje që ka eskaluar në sulm fizik ndaj dy kosovarëve.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, transmeton klankosova.tv.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.