Dy persona në Prishtinë, janë arrestuar dje për dhunë në familje.
Njëri rast i dhunës policia thotë se ka ndodhur dje, e tjetri pardje (të shtunën).
“Prishtinë / 03.11.2024 - 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
“Prishtinë / 02.11.2024 - 16:00. Është raportuar se me datën e cekur i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë kërkim të të dyshuarit. Rasti duke u hetuar”, shkruan tutje aty.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.