Lajmet e fundit

Chelsea dhe Arsenal po e kërkojnë me ngulm yllin e Real Madridit, Luka Modric.
Sipas Express, trajneri i mbretërve, Zinedine Zidane, është i gatshëm ta shesë yllin kroat, përcjellë Klan Kosova.
Forma e mirë e Casemiros në këtë stinor, ka vënë në mëdyshje të ardhmen e 31 vjeçarit në Bernabeu, ndonëse Modric ka kontribuar në mënyrë masive për këtë klub që prej transferimit të tij në Madrid.
Raportet e fundit thonë se Florentino Perez është po ashtu i interesuar ta shesë ish-yllin e Tottenham.