Lajmet e fundit

Policia ka njoftuar se gjatës ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të dhunimit në Gjakovë.
Kjo u konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se viktimat janë të mitura derisa të dyshuarit të moshës madhore.
Ai tha se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe se rastet janë ende në fazën e hetimeve.
"Dje janë arrestuar dy persona të moshës madhore dhe jane iniciuar dy raste të dhunimit. Viktimat janë të mitura, rastet janë në fazën e hetimeve” - tha Elezaj për Klankosova.tv.
Ndërkaq zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës Yllka Juniku-Shehu, tha për Klankosova.tv se ndaj të dyshuarve do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
"Prokuroria Themelore në Gjakovë, sot do të parashtrojë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar, për veprën penale “Dhunimi”, Dy rastet janë raste të ndara, dhe të dyja viktimat janë të mitura, ndërsa dy të dyshuarit janë madhor. Me urdhër të Prokurorit kujdestarë, dy personat gjenden në ndalim për 48 orë” - tha Juniku-Shehu.
https://klankosova.tv/dy-raste-te-dhunimit-ne-gjakove-arrestohen-dy-persona/