Dy punonjës dyshohet se janë lënduar në Zyrën për Punësim në qytetin e Lipjanit, të mërkurën.
Klan Kosova ka mësuar se personat në fjalë janë lënduar si pasojë e rënies së tavanit të zyrës së lartcekur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare për rastin në fjalë. /Klankosova.tv

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.