Dy punëtorë të një kompanie private kanë pësuar lëndime trupore gjatë punës në Leposaviq të Mitrovicës së Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, punëtorët janë rrëzuar nga një mjet pune dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka bërë të ditur PK.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.