Pjeprat ‘Yubari’ kanë arritur vlerën prej 2.7 milionë jen (gati 25,000 dollarë) në një ankand tradicional, që shënon edhe fillimin e sezonit në ishullin Hokkaido të Japonisë.
Sipas organizatorëve të ankandit, ky çmim ishte 22 herë më i lartë se çmimi i vitit të kaluar.
Në përmasa të ngjashme me një pjepër, pjeprat ‘Yubari’ me mish portokalli janë të njohur për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e ëmbël, raporton agjensia e lajmeve dpa.
Vitin e kaluar, disa pjepra ishin shitur për 120,000 jen - një pjesë e asaj që arrihet normalisht në fillim të sezonit.
Çmimi ishte i volitshëm për shkak të krizës së koronavirusit, njofton Khaleejtimes, transmeton Klankosova.tv
Frutat rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër në Hokkaido dhe janë krenaria e rajonit.
Të korrat fillojnë në maj dhe zgjasin deri në gusht. Në tregtinë normale, një pjepër i tillë kushton disa mijë jen, që është një shumë akoma më e madhe.
Sipas raporteve të mediave lokale, këtë herë një prodhues i ushqimit për fëmijë, pagoi çmimin më të lartë.
Shefi i ndërmarrjes së ushqimit për fëmijë u citua të thoshte se kohët ishin të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.