Lajmet e fundit

Dy persona të armatosur kanë vjedhur kabllo të rrymës në termocentralin "Kosova A".
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Ai theksoi se vlera e kabllos së vjedhur ka mbetur të konfirmohet.
"Rreth orës 03:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në "Termocentralin Kosova A". Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes"- tha Borovci.
"Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit"- theksoi ai.