Dy persona janë raportuar të zhdukur në Fushë Kosovë.
Në rastin e parë, një burrë ka raportuar se vajza e kunatit të tij ka dalë nga shtëpia më 26 dhjetor dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Policia bën të ditur se rasti është duke e hetuar.
Ndërkaq në rastin e dytë, po ashtu në Fushë Kosovë, më 29 dhjetor një person ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpi dhe nuk dihet se ku është.
Rasti nën hetime./Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.