Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.
Ngjarja ka ndodhur në Drenas në rrugën "Ragip Halilaj", rreth orës 15:00.
Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor", tha Ahmeti.
U raportua se në këtë aksident njëra nga veturat ishte rrokullisur/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.