Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, skuadra nga kryeqyteti Bora, sonte e pret liderin e tabelës së ProCredit Superligës së Kosovës në Basketboll, Trepçën.
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00, dhe transmetohet në kanalet sportive të platformës më të pasur televizive në vend, Artmotion.
Gjithashtu, ndeshje tjetër e zjarrtë na pret në Suharekë. Në palestrën “13 Qershori”, nga ora 19:30 do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi.
Edhe ky ballafaqim transmetohet ekskluzivisht në kanalet sportive të Artmotion. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.