Lajmet e fundit

Të shtunën janë zhvilluar tri ndeshjet e para të xhiros së 18 të Superligës së Kosovës në futboll, ku janë arritur këto rezultate: Drita- Malisheva 1-2, Dukagjini- Gjilani 1-0 dhe Fushë Kosova- Feronikeli 0-1.
Ndërsa sot me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohen dy takimet tjera, që do ta kompletojnë këtë javë:
Ballkani- Prishtina dhe Liria- Llapi, që do të transmetohen në kanalet e sportit të platformës Artmotion.