Prishtina dhe Ballkani, do të jetë ndeshja kryesore e së dieles në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja nis nga ora 17:00 dhe luhet në stadiumin "Fadil Vokrri" në kryeqytet.
Kjo përballje transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më të madhe televizive në Kosovë Artmotion, në kanalin Sport 2.
Aktualisht, kampioni në fuqi Ballkani, është në vendin e dytë me 25 pikë.
Prandaj fitorja në ndeshjen e sotme do të ishte tejet me rëndësi në luftën për titull.
Ndërkaq skuadra "bardhekaltër" është në vendin e katërt me 21 pikë.
Kjo nuk është e tëra sa i përket futbollit.
Po ashtu sot, me fillim nga ora 13:00 në Suhareka ballafaqohet me Ferizajn.
Edhe kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejtë në Artmotion, në kanalin Sport 1.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.